Oto Xhon: E vështirë me Partizanin, shpresoj të bëhem si Soue

Oto Xhon vazhdon të jetë vendimtar me fanellën e Skënderbeut, pasi po gjen rregullisht rrjetën, edhe pse shpesh ka nisur ndeshjet nga stoli. Sulmuesi i kthyer në “bazë” pas dy vitesh huazim në Kosovë, por tregon vlerat e tij me fanellën e korçarëve, ashtu siç bëri sot në duelin ndaj Kamzës ku gjeti golin e avantazhit.

”Jam mjaft i lumtur për golin dhe faktin që e nisa takimin si titullar. Zhvilluam një ndeshje të mirë dhe u treguam ekip kompakt. Kërkuam të siguronim ndeshjen në pjesën e parë dhe u konsumuam shumë, kjo ndoshta ndikoi tek performanca e pjesës së dytë.

E kërkuam fitoren dhe jam i lumtur që dalim me 3 pikë nga kjo ndeshje. Ndeshja e radhës me Partizanin është e vështire por kemi kohën e mjaftueshme për ta përgatitur dhe bashkë me stafin teknik do të bëjmë maksimumin”, u shpreh sulmuesi për mediat pas ndeshjes.

Futbollisti ka një shembull të cilin dëshiron ta ndjekë, atë të Ali Soue, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i Superiores në edicionin e kaluar. “E kam ndjekur ecurinë e Soue me Skënderbeun. Ka arritur shumë. Unë shpresoj të bëj sa Soue dhe të arrij pritshmërinë e tifozëve”, deklaroi Oto Xhon. /vipsport.al/

more recommended stories