Nuk ka paqe për Ronaldon, tani i vihet mbrapa edhe policia amerikane

Kristiano Ronaldo do të duhet të përgjigjet para policisë amerikane për ngjarjet që kujton nga viti 2009, rreth çështjes së akuzave për përdhunim të amerikanes Ketrin Majorga në një dhomë hoteli në Las Vegas.

Çështja që ka shpërthyer në javët e fundit në të gjitha mediat botërore ka sjellë edhe reagimet e disa vajzave të tjera që kanë ngritur pretendime të njëjta ndaj portugezit, i cili deri tani ka mohuar çdo akuzë. Por gjithsesi, ai nuk do të mund të shmangë autoritet amerikane, ndonëse ka punësuar disa nga zyrat avokatore më të njohura në botë.

Gazeta britanike “The Mirror” ka publikuar deklaratën e autoriteteve policore në SHBA, të cilat kanë bërë të ditur se shumë shpejt do të ketë një takim me Ronaldon ku ai duhet të paraqesë verisonin e tij të fakteve.

“Nuk e dimë ende se kur do të ndodhë një takim i tillë, por me siguri që shpejt do të duhet të dëgjojmë edhe versionin e tij” tha një zëdhënëse për shtyp e policisë së Las Vegas për gazetën britanike. /vipsport.al/