Një lajm i keq për Alegrin, do të ketë një tjetër mungesë të madhe në Mançester

Pas dëmtimit të Emre Çan, trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, ka marrë një tjetër lajm të hidhur para ndeshjes me Mançester Junajtid në Champions League. Në “Old Trafford” do të mungojë edhe sulmuesi kroat, Mario Manxhikiç, edhe ai për shkak dëmtimi.

Gjatë seancës së fundit për ndeshjen në Angli, sulmuesi i Juventusit ka dëmtuar kaviljen dhe pritet të mësohet me saktësi se sa do të mungojë për Juventusin. Por kroati e ka humbur ndeshje me Mançesterin.

Manxhukiç nuk figuron në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Alegri për sfidën me Mançesterin. Në këtë listë mungon gjithashtu edhe gjermani Sami Khedira. / Vipsport.al/F.R