Niveli i kombëtares së femrave u17 shumë i dobët, fitorja e Serbisë as nuk kuotohet (FOTO)

Kombëtarja e Shqipërisë për femra u17 është e një niveli shumë të ulët, çka po e tregojnë dhe rezultatet në grupin ku merr pjesë. Në dy takime, futbollistet kuqezi kanë pësuar vetëm humbje, me rezultate shumë të thella.

Fillimisht, ishte Irlanda që e shkatërroi kombëtaren tonë, me shifrat 14-0, një rezultat tenistik. Pas Irlandës, radhën e kishte Serbia. Gol që në sekondat e para për serbet, që më pas shënuan dhe tri herë të tjera deri në minutën e 35’.

Ishte pikërisht pas kësaj minute që fitorja e Serbisë as nuk kuotohej më nga kompanitë e basteve, çka tregon dhe njëherë tjetër nivelin amator të skuadrës sonë, që duket se nuk përbën rrezik për asnjërën nga skuadrat tjera të grupit 7./Veronik Istrefaj – vipsport.al/