Nica prezantohet te Kastrioti: Skuadra ka brumë dhe gjendje fizike, të kalojmë krizën!

Stavri Nica ka marrë zyrtarisht drejtimin e Kastriotit. Ai është prezantuar para ekipit krutan nga presidenti Alban Vogli dhe më pas ka vazhduar punën për ndeshjen me Luftëtarin.

Trajneri durrsak ka theksuar se Kastrioti ka brumë si skuadër dhe se lojtarët gëzojnë një gjendje të mirë fizike, por detyra e vështirë është që ta çojë atë te rezultatet pozitive:

“Sigurisht që është një sipërmarrje e vështirë, por është një moment që duhet ndihmuar skuadra. Kastrioti ka brumë, është mirë fizikisht, por duhet punuar fort. Shpresojmë që me punë të bëjmë diçka të mirë në vazhdim.

Jam optimist dhe do të punoj me të gjitha forcat e mia që të dalim nga kriza dhe të luajmë futboll. Shpresoj të nxjerrim ndeshje të mira dhe të kemi grintë në vazhdim të kampionatit”, – theksoi trajneri i krutanëve. / Vipsport.al/F.R

more recommended stories