Nëse Reali i Madridit merr Konten, humbet një nga lojtarët më të mirë në treg

Nëse Reali i Madridit do të largojë Julian Lopeteguin nga stoli, me shumë mundësi do të marrë italianin Antonio Konte. Edhe “Daily Mirror” në Angli konfirmon se Konte mbetet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e madrilenëve, edhe pse marrëveshja ka disa pengesa që të mbyllet.

Trajneri italian për mometin kërkon një kontratë afatgjatë, por në këtë pikë nuk janë dakord drejtuesit e Realit. Një pikë tjetër kur këta të fundit kanë ende pikëpyetje në lidhje me ardhjen e Kontes në stol, është sulmuesi Eden Hazard.

Me ardhjen e mundshme të Kontes, do të kishte shanse minimale që Reali të afronte futbollistin belg në skuadër. Hazard dhe trajneri italian kanë pasur një raport të vështirë te Çelsi dhe jo pak herë belgu e ka thumbuar ish-trajnerin e Juventusit me deklaratat e tij në shtyp. / Vipsport.al/F.R