Nejmar për blerjen e re të Milanit: Një yll i ri i futbollit brazilian, do të shpërthejë

Milani ka marrë tashmë brazilianin Lukas Pakueta, trekuartistin e datëlindjes 1997. Për të fituar konkurrencën me PSG-në, klubi kuqezi ka shpenzuar 35 milionë euro. Milani ka arritur akordin me Flamengon dhe futbollisti ka kryer vizitat mjekësore.

Në Brazil e konsiderojnë talentin më të madh aktualisht. Pakueta është një miks mes Kakà dhe Nejmar dhe pikërisht ky i fundit, pak kohë më parë, është shprehur kështu për lojtarin e ri të Milanit:

“Nuk kam folur ende me të për PSG-në. Është një lojtar i madh, i njoh cilësitë e tij dhe jam i sigurt se do të jetë një yll, do të shpërthejë në futbollin botëror”. Dhe këtë yll tashmë e kanë kuqezinjtë e Milanit në gjirin e tyre. / Vipsport.al/F.R