Ndoj shkëlqen në pozicionin e ri, mediat italiane e ngrenë në piedestal

Një ndër futbollistët e Kombëtares që ka më shumë  minuta në këmbë dhe që po luan rregullisht me skuadrën e tij, është mesfushori i Breshias, Emanuele Ndoj. Duke parë aftësitë e tij, trajneri i Breshias ka menduar që t’i ndryshojë edhe pozicionin.

Në takimin e fundit, Ndoji ishte më pranë portës kundërshtare, duke luajtur si një mesfushor-sulmues. Breshia barazoi me rezultatin 2-2 në transfertë përballë Çitadelës dhe ishte pikërisht mesfushori shqiptar, ai i cili dha asistin e golit të dytë.

Mediat italiane, kanë thurur elozhe për mesfushorin shqiptar, duke e vlerësuar edhe me notat më të mira. “Gazzetta dello Sport”, e ka vlerësuar mesfushorin me notën 6.5, notë të cilën ia ka dhënë edhe “Giornale di Brescia”. “Bresciaoggi” e ka vlerësuar paraqitjen e shqiptarit, me notën 7. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories