Ndeshja e parë për Henri, e fundit për Lopeteguin, Mourinjon dhe Valverden?

Shumica e skuadrave të mëdha europiane zbresin sot në fushë për të luajtur ndeshjen e radhës në kampionatet respektive, pasi mesjavën e ardhshme janë të impenjuar në Champions League. Për disa prej tyre janë ndeshje vendimtare sa i takon stolit.

Julian Lopetegui rrezikon shumë largimin nga Reali dhe duhet të fitojë patjetër disa ndeshje radhazi, duke nisur nga kjo e sotmja me Levanten në “Santiago Barnabeu”. Po ashtu, edhe Valverde duhet të bëjë të njëjtën gjë me Barcelonën, që pret Seviljen në “Camp Nou”.

Në rrezik serioz është prej kohësh stoli i Hoze Mourinjos te Mançester Junajtid, që sot luan në fushën e Çelsit të Sarrit. Ndeshje mjaft delikate për portugezin, të cilit i ndalohet humbja.

Tierri Henri ndërkohë debuton sot në stolin e Monakos, ku është ulur vetëm pak ditë më parë. Skuadra e tij luan në fushën e Strasburgut dhe duhet patjetër të bëjë kthesën. / Vipsport.al/F.R