Napoli përfiton nga hapi fals i Juves, Hysaj sërish titullar i padiskutueshëm (VIDEO)

Napoli ka përfituar nga 2 pikët e lëna të Juventusit në shtëpi për t’iu afruar në krye të renditjes. Djemtë e Ançelotit shpartalluan Udinezen në fushën e këtyre të fundit me rezultatin e pastër 0-3, sfidë ku Hysaj luajti titullar për 90 minuta.

Edhe pse jo në rolin e tij, mbrojtësi kuqezi bëri një punë shumë të mirë edhe në të majtë të mbrojtjes, duke krijuar një katërshe të pathyeshme, së bashke me Malkuit, Albiol dhe Kulibali.

Golat për Napolin u shënuan nga Fabian Ruiz, Mertens dhe Rog, duke i dhënë napolitanëve tri pikë të rëndësishme në një fushë të vështirë. Ky triumf e çon Napolin në kuotën e 21 pikëve, 4 më pak se Juventusi kryesues./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Udineze – Napoli  0-3 (Ruiz 14’, Mertens 82’, Rog 90’)