Muzaka është i qetë para Partizanit: Nuk kemi vuajtur asnjëherë

Gjergji Muzaka duket i qetë para një dueli shumë delikat që mund të ndikojë rrugëtimin e Skënderbeut dhe Partizanit në luftën për titullin kampion. Mesfushori i korçarëve, i dalë pikërisht nga radhët e klubit të kuq, ka besim se ekipi do të shprehet mirë edhe ndaj rivalëve direkt, për faktin se nuk vuan kundër tyre, as në këtë sezon ku ka pasur ndryshime të mëdha.

“Ky kampionat është më i rivalizuar se çdo vit tjetër, edhe pse jeni mësuar të jemi në këto pozita në vitet e fundit. Nëse do të flasim për vështirësitë, nuk i kemi pasur me ekipet që kemi rivalë, por me ekipet shumë më poshtë nesh. Me rivalët direkt kemi zhvilluar lojërat më bindëse. Edhe këtë vit jemi të kënaqur me ecurinë, edhe pse kemi lënë pikë rrugës. Por duke parë ndeshjet me rivalët, kemi marrë rezultate pozitive që na japin shpresë për tre fazat e tjera”, tha ai për “SuperSport”.

“A firmos për barazimin ndaj Partizanit? Absolutisht jo, se e thashë që ndeshjet më të vështira i kemi përjetuar jo me rivalët direkt, por me ata që kemi pasur më poshtë. Do të kërkojmë të marrim maksimumin nga kjo ndeshje, si në çdo ndeshje tjetër”, deklaroi Muzaka. /vipsport.al/

more recommended stories