Mihaj i pafat, dëmtimi i humb shansin për të treguar vlerat (FOTO)

Mbrojtësi kuqezi, Enea Mihaj luajti vetëm 2 minuta në ndeshjen e tij debutuese me kombëtaren kundër Skocisë dhe ishten jë minutash shumë i vogël për të treguar vlerat që lojtari i talentuar ka.

Në takimin e sotëm miqësor kundër Jordanisë, 20-vjeçari kishte mundësinë reale që të tregonte të gjitha aftësitë e tij, por fati nuk ishte me të. Që në minutat e para, mbrojtësi i Panetolikos pësoi një dëmtim në kavilje dhe detyroi trajnerin Panuçi ta zëvendësojë.

Nuk dihet nëse dëmtimi i Mihaj është afatgjatë dhe nuk dihet ende nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Izraelit, por mundësia e tij më e mirë për t’i treguar Panuçit që e meriton një vend në formacion u dogj./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

more recommended stories