Mezani: Nuk ka problem rasti i golit të parë, bëmë një lojë shumë të mirë

Trajneri i Luftëtarit, Gentian Mezani tha për “Supersport” pas humbjes kundër Partizanit se ishte i kënaqur me lojën që skuadra e tij, por rezultati nuk e kënaq aspak. Mes të tjerash, Mezani tha:

“Më kënaq loja, nuk diskutohet, më kënaq agresiviteti që tregoi skuadra. Patjetër që jemi të mërzitur se do të ishte pikë e mirë, kemi luajtur jashtëzakonisht në dy pjesët mirë, ishim në ekuilibër pa rrezikuar.

Kemi vuajtur në krahë ku Partizani ka dy lojtarë të shpejtë e të shkathët. Edhe goli i dytë erdhi nga krahu dhe tregoi se kemi vuajtur gjatë ndeshjes vetëm në disa momente.

Dunga nuk ka eksperiencën e duhur, ka luajtur pak ndeshje, Shkurtajt ia dimë cilësitë dhe largimi i tij i shpejtë na bëri të vuanim në sulm dhe u vështirësua disi.

Mendoj se na duhet pak më shumë përqendrim. Në disa momente të lojës neglizhojmë dhe nuk jemi shumë të përqendruar. Edhe mungesa e Rrocës, është një lider që i ka munguar skuadrës, na dëmtoi. Në vijim, me kthimin  Rrocës dhe Aleksit të kthehemi te fitorja dhe rezultate pozitive që janë të nevojshme.

Nesër do të shohim çështjen e shkurtat, pati kontraktim dhe vendosëm të mos rrezikonim një dëmtim më ët rëndë,. Me Kastriotin është e vështirë, se duke parë edhe rezultatin e parë, ajo është pavarësisht pozicionit një ekip që ka vënë në vështirësi edhe Kukësin. Do të mundohemi ët bëjmë lojën tonë, duke rritur performancën, shpresojmë një rezultat pozitive.

Goli i parë? Mendoj dhe e besoj portierin, që ka pasur pak shtytje dhe moslejim që të kërcejë Ruçi. Shpresoj që gjithçka që të jetë bërë pa vetëdije, nuk më shkon në mend që ta ketë bërë me dashje gjyqtari. Tashmë ka mbaruar, nuk kam çfarë të them”,- u shpreh Mezani./Vipsport.al/