Mërgjyshi: Futbolli i ka tri rezultatet, asnjë skuadër nuk na ka falur asgjë

Trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi, tha në një intervistë për “RTSH Sprot” se Teuta është një kundërshtar shumë i fortë dhe ndeshja kundër tyre, mund t’i ketë të tria rezultatet. Mes të tjerash, Mërgjyshi tha:

“Ne e dimë shumë mirë që në Superiore nuk ka asnjë ndeshje të lehtë. Jemi përgatitur shumë edhe për ndeshjen kundër Teutës, një skuadër shumë solide.

Kjo është një sfidë ku mund të jenë të tria rezultatet. Nuk kemi asnjë presion, pasi i dimë aftësitë tona. Asnjë nga skuadrat me të cilat jemi përballur, nuk na ka falur asgjë. Të gjitha kanë luajtur për të na mundur dhe asnjëra nuk ia ka dalë. Jam krenar për djemtë e mi”,- u shpreh Mërgjyshi./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

more recommended stories