Menaxheri i Hysajt: Kënaqemi me vendin e 13 në Europë, si nuk i pa kush ndeshjet e mira!

Mario Xhiufredi, menaxheri i Elseid Hysajt, nuk është kursyer në kritika ndaj të gjithë atyre që kanë piketuar lojtarin dhe po e bëjnë personazhin negativ të lojës së skuadrës së Anccelotit. Në një deklaratë të dhënë sot për “Radio Marte”, ai ka cilësuar si dashakeq trajtimin që i është bërë futbollistit.

“Dy ndeshjet të nivelit shumë të lartë që bëri Hysaj duke luajtur në të majtë si nuk e pa askush? Flitet për të vetëm kur bëhet ndonjë gabim për të kritikuar. Por neve nuk na interesojnë kritikat. Na intereson vetëm të dimë që sa i përket rendimentit, ai mbrojti i krahut i 13 më i fortë në Europë”, ishte deklarata e menaxherit.

Pak kohë më parë, menaxheri i Hysajt kishte deklaruar se ishte gati të largonte futbollistin nga Napoli nëse vazhdohej ky lloj trajtimi ndaj tij dhe polemikat e kohëve të fundit, duket se po e shtyjnë ta marrë këtë drejtim. /vipsport.al/

more recommended stories