Mema: Objektivat ishin me ish-trajnerin, tani do të shohim

Trajneri i ri i Tiranës, Ardian Mema foli për “Supersport” pas ndeshjes kundër Flamurtarit. Në fjalën e tij, trajneri Mem tha:

“Që në fillimet e mia kur erdha, kur u prezantova të Tirana, kam menduar se do të punoj shumë në aspektin psikologjik. Kjo nuk është skuadër e keqe, është ekip i mirë, u pa edhe në ndeshje, pavarësisht rezultatit.

Ekipi u shpreh mirë në fushë, por duhet kohë për të realizuar, sidomos ato momentet tona, që shpjegojmë në analizë, apo seanca stërvitore. Duhen shpjeguar se lojtarët bëjnë gabime, edhe pse i falënderoj sot se kanë bërë maksimumin.

Meqë kisha këto mungesa mendova të vija Hasanin si sulmues i parë, duke lëvizur mes linjave, e realizoi me sukses. Jam i kënaqur me ekipin, ekipi kur luan mirë, edhe kur humbet të jep garanci për të ardhmen.

Kur Greca kërkonte thellësinë kishte mbështetje në zonë. Si ka punuar Greca, apo pjesa tjetër, jam shumë i kënaqur pasi patëm mundësi të shumta për shënim. Kundërshtari me një gabim tonin na shënoi gol, episodet vendosën ndeshjen.

Ngoo? Unë nuk jam për të ndëshkuar njerëz, jam për të punuar dhe disiplina në ekip është gjëja më e rëndësishme se pa të nuk bëjmë asnjë gjë, Hasani është zgjedhja ime dhe marr përsipër atë çfarë bëjnë në fushë lojtarët, Nëse jam tip preferencial, apo diçka e tillë, nuk besoj se këtë gjë e gjeni të unë, Po ta shihnit sot, kisha zgjedhur një mënyrë loje, ku kisha mbushur qendrën me mesfushorë që jepnin pasime nga ata në krahë e sulmonin portën. Unë jam përgjegjës për lojën dhe rezultatin.

Gjërat duhen parë hap pas hapi, ndeshje pas ndeshje, Ekipi ka nevojë të ngjitet dhe duhet parë si do të vazhdohet. Mendoj se në janar klubi duhet të ndërhyjë për futbollistë që duhet të jenë në planet e mia, Kam biseduar me presidentin.

Objektivi i parë është që Tirana të ngjitet, e rëndësishme është të kapim ndeshjet hap pas hapi, Objektivat duhet t’i shohim në një moment të dytë, ato kanë qenë më ish-trajnerin, Kam dëgjuar që çdo ekip ka synim Kupat e Europës. Por ne duhet të jemi me këmbë në tokë dhe ti marrim ndeshjet hap pas hapi”- u shpreh Mema./Vipsport.al/