Mema: Doja të debutoja ndaj Partizanit, në Vlorë le t’ia lëmë fushës  rezultatin!

Në stolin e Tiranës debuton nesër Ardian Mema, i cili, si për ironi të fatit, ndeshjet me ekipin, ku pak ditë më parë punonte, bashkë me kolegun Ilir Daja. Mema ka dalë sot në konferencë shtypi dhe ka folur për këtë sfidë dhe gjendjen e Tiranës.

“Kemi mungesa në sulm dhe ky është problem. Grupi nuk është i plotë, por jemi munduar të modifikojmë për këtë ndeshje. Flamurtarin e njoh dhe kjo është diçka pozitive, por çdo kundërshtar duhet vlerësuar  maksimalisht. Dua që lojtarët të jenë sa më të përqendruar. Në kampionatin tonë gjërat e vogla e bëjnë diferencat. Kush do të luftojë më fort dhe do të jetë më i përqendruar, do të fitojë.

Do doja ta luaja ndaj Partizanit ndeshjen e parë, sepse të paktën në këtë klub karakteri është kryesor. Këtë frymë jam munduar të fus te futbollistët. Ndeshjet janë të gjitha të rëndësishme dhe i përgatisim sipas kundërshtarit. Jam detyruar t’i kërkoj presidentit të stërvitemi me dyer të mbyllura. Kemi bërë analiza me video, ndërsa motivimi është  një nga sekretet e punës time.

Tirana ka ndeshje të vështira, pasi pas Flamurtarit luan jashtë me Kamzën dhe Teutën, pastaj presim Kukësin brenda dhe shkojmë në Gjirokastër. Por ndeshjet duhet t’i një nga një, për të marrë pikë jashtë dhe brenda. Sinqerisht, dua ta nis me fitore, por le t’ia lëmë fushës. Merkato? Po, kemi nevojë, por ka kohë deri atëherë.

Tirana ka infrastrukturë më të mirë se Flamurtari, Ky është dallimi”, – ka theksuar mes të tjerash trajneri Mema. / Vipsport.al/F.R

more recommended stories