Më shumë minuta dhe rinovim me Atalantën, Gjimshiti sheh dritë në fund të tunelit

Berat Gjimshiti nuk po arrin të gjejë hapësirën e nevojshme te Atalanta, megjithëse e nisi mirë kampionatin këtë sezon ku u aktivizua në disa takime si në Itali, po ashtu edhe në Europë. Megjithatë, trajneri Gasperini nuk i besoi më mbrojtësit shqiptar, duke e ulur në stol por mesa duket, fati po i buzëqesh sërish Gjimshitit.

Ditët e fundit, Masielo ka qenë një shqetësim për zikaltrit nga Bergamo, duke qenë se dëmtimi i tij ka rezultuar më i rëndë seç mendohej në fillim dhe në kushte të tilla, do të duhet të mungojë për 3 ose 4 ndeshje. Falë këtij dëmtimi, “Gazzetta dello sport” raporton se një nga futbollistët që mund ta zëvendësojë në fushë, është Berat Gjimshiti, ndërkohë që shton edhe më tej zërat për një rinovim të tij.

Sipas së njëjtës gazetë, detyrimi për të mbajtur më shumë mbrojtësa në dispozicion, po i shtyn drejtuesit zikaltër që t’i rinovojnë kontratën Gjimshitit pasi ajo aktuale skadon në vitin 2019, ndërsa e reja parashikohet të jetë për 3 vite, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories