Me këmbë në tokë edhe pas çmimit në Kroaci, Uzuni: Pa ndihmën e skuadrës nuk do isha këtu

Myrto Uzuni po kalon një moment fantastik në karrierën e tij dhe pas transferimit në Kroaci, është kthyer në një protagonist te Lokomotiva e Zagrebit, ku edhe ka nisur të shënojë rregullisht. Goli dhe asisti në takimin e fundit, kanë bërë që Uzuni të përzgjidhet si futbollisti më i mirë i javës në kampionatin kroat.

Ky vlerësim,e  ka kënaqur sulmuesin shqiptar i cili vazhdon të qëndrojë me këmbë në tokë pavarësisht vlerësimeve dhe elozheve. Në një prononcim për sajtin e klubit, Uzuni shprehet se loja e tij e mirë vjen nga ndihma që i japin shokët e skuadrës.

“Ndihem mirë pas fitores kundër Hajdukut, jam i kënaqur që u përzgjodha si më i miri, por pa ndihmën e skuadrës nuk do të ishte e mirë loja ime. E dominuam plotësisht Hajdukun.

Sekreti i ambientimit në Zagreb? Isha me fat që të gjithë ne, kemi qenë fantastike që nga dita e parë! Përveç kësaj, kam ardhur në një ekip të shkëlqyer me një trajner të shkëlqyer, kemi lojtarë të mëdhenj dhe po kënaqem me Lokomotivën”, u shpreh Uzuni. /Erjon Allaraj-VipSport.al/