Mbape “largon” Nejmarin, PSG-ja dhe ylli brazilian bien dakord për largimin

Nejmar dëshironte të bëhej pjesë e PSG-së me çdo kusht, ​​pasi kështu mund të fitonte “Topin e Artë”, gjë që te Barcelona vështirë ta fitonte në hijen e Mesit.

Pasi e la Barçën të shpëtojë nga hija e Lionel Mesit, Nejmar e ka gjetur veten sërish i dyti, pas 19-vjeçarit Kilian Mbape, gjë që e ka irrituar Nejmarin dhe e ka detyruar të kërkojë largimin nga Parisi.

Kampionët e Ligue 1 njoftuan se tashmë kanë rënë dakord për një marrëveshje, duke e lejuar Nejmarin që të largohet nga klubi në fund të sezonit

Madridi po përpiqet të përshtatet duke luajtur pa Kristiano Ronaldon, por nuk kanë shënuar prej një muaji dhe kohët e fundit janë nën presion të madh.

Nejmar plotëson vendin e lirë të mbetur nga Ronaldo dhe përsëri është pika qendrore e sulmit të ekipit të tij, gjë që duket se është shumë e rëndësishme për të./Veronik Istrefaj – vipsport.al/