Lot dhe duartrokitje në stadiumin e Malmos për të ndjerin Harbuzi (VIDEO)

Takimi mes Malmos dhe Hamarbi në kampionatin suedez të futbollit ishte shumë i bukur, pasi vendasit fituan me përmbysje, duke bërë një lojë shumë të bukur në pjesën e dytë.

Por ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte gjesti që të gjithë lojtarët dhe të gjithë tifozët e pranishëm në stadium, u ngritën në këmbë për të kujtuar Labinot Harbuzi, që u nda nga jeta me datë 11 tetor.

Në minutën e 23’, takimi u ndërpre për një minutë dhe të gjithë duartrokitën, madje disa lojtarë nuk përmbajtën dot as lotët.

Labinot Harbuzi ka luajtur 50 ndeshje për Malmon, ku ka shënuar dhe 4 gola. Goli më i rëndësishëm në stadiumin e ri të Malmos, “Swedbank Stadium” mban firmën e tij, një gol historik.

Futbollisti me origjinë shqiptare konsiderohej një legjendë e klubit të Malmos, ku luajti për plot 4 sezone dhe ka dalë pikërisht nga akademia e gjigantëve suedezë./Veronik Istrefaj – vipsport.al/