Lopetegui lë jashtë senatorët për supertalentin brazilian, pritet të debutojë në Champions

Real Madrid do të synojë të kthehet te fitoret kundër Viktoria Pëlzen të martën mbrëma dhe Julen Lopetegui ka thirrur 19 lojtarë, duke përfshirë tre portierë për këtë ndeshje.

Dani Sebajos dhe Serxhio Reguilon nuk janë përfshirë në listë, pasi ata ishin të dy në stol fundjavën e kaluar kundër Levantes. Hesus Valeho dhe Markos Lorente u larguan nga lista e skuadrës së fundjavës së kaluar, së bashku me të dëmtuarin Dani Karvahal dhe në listën e të grumbulluarve ka vend për supertalentin, Vinisius Zhunior.

Investimi i madh i Realit po bën ndeshje të shkëlqyera me Real Madrid Kastijan, madje në fundjavë shënoi edhe një supergol nga goditja e dënimit. Lopetegui me shumë gjasa do e aktivizojë 18-vjeçarin në takimin kundër modestëve të Pëlzen, i vlefshëm për Champions League./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Lista e plotë e Real Madrid: Navas, Kasila, Kurtua, Ramos, Varan, Naço, Marselo, Odriozola, Kros, Modriç, Kasemiro, Valverde, Asensio, Isko, Mariano, Benzema, Bejl, Vaskez, Vinicius JR.