Lojtarët e Kombëtares zgjedhin Mërgim Mavrajn si kapiten, Lila zëvendës

Do të jetë Mërgim Mavraj kapiteni i përhershëm i Kombëtares së Shqipërisë, pasi ky është vendimi që kanë marrë futbollistët e skuadrës kuqezi. Trajneri Panuçi tha në konferencën e djeshme se çështja e kapitenit do të zgjidhet nga vetë futbollistët dhe këta të fundit ia kanë besuar shiritin mbrojtësit me përvojë, që luan tek Arisi në Greqi.

Njëri nga zëvendëskapitenët do të jetë Andi Lila. Njëri nga zëvendëskapitenët do të jetë Andi Lila. Përveç kavajasit, do të ketë edhe një tjetër zëvendës, por që ende nuk është mësuar se cili do të jetë.

Shiriti i kapitenit ishte bërë çështje te Shqipëria, pasi trajneri Panuçi kishte vendosur që atë ta mbante lojtari me numrin më të madh të ndeshjeve, por tashmë gjithçka ka ndryshuar dhe do të ketë një kapiten të përhershëm. Ai do të jetë Mërgim Mavraj, një nga titullarët me më shumë përvojë në radhët e kuqezinjve. / Vipsport.al/F.R