Liverpuli fiton me vështirësi, Shaqiri protagonist në golin e vetëm (VIDEO)

Liverpuli ka marrë një fitore shumë të vështirë 0-1 në fushën e skuadrës modeste të Hadërsfilld, që konsiderohet si një nga ekipet që do të bien nga kategoria në fund të sezonit.

Një gol i të zakonshmit Mohamed Salah ka mjaftuar që të kuqtë e Jurgen Klop të marrin të gjitha tri pikët, duke ruajtur ritmin e kryesuesve të Mançester Sitit, që udhëheqin Premier Ligën vetëm falë golaverazhit.

Shaqiri ishte protagonist absolut në këtë sfidë, pasi mesfushori me origjinë shqiptare asistoi golin e Salah, që rezultoi shumë i rëndësishëm në fund të sfidës./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Hadërsfilld – Liverpul  0-1
(Salah 24’)