Lila: Të hapen kutitë për kapitenin, më mungon goli në Kombëtare

Andi Lila ka komentuar takimin ndaj Jordanisë, duke u shprehur se dëshira e tij ishte që të shënonte, duke qenë se po i mungon goli në kombëtare. Në një prononcim për “Supersport”, ai nuk ka ngurruar që të bëjë shaka edhe me të ftuarit në studio, kryesisht Duron.

“Kapiteni? Unë them të hapen kutitë (qesh). Zv.kapitenë janë Basha dhe Hysaj.

Më mungon shumë goli në Kombëtare dhe sot ishte ndeshja e 69 dhe do të ishte e jashtëzakonshme nëse do të shënoja. Ndihem shumë krenar që kam zhvilluar kaq ndeshje pasi e kam shijuar çdo minutë. Objektivi im është të thyej rekordin e Klod Duros (qesh).

Të them të drejtën, kur e kujtoj më vjen mirë që kam luajtur me futbollistë të shkëlqyer më parë. Jam edhe pak tifoz i Kamzës tashmë për shkak të Duros”, u shpreh Lila. /Erjon Allaraj-VipSport.al/