Liga e Kombeve/ Kalendari i plotë i superndeshjeve të kësaj jave

Kampionatet në të gjithë botën do të kenë një periudhë pushimi prej dy javësh, për shkak të angazhimit të lojtarëve me kombëtaret, në ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kombëtarja kuqezi do të zbresë në fushë me datë 14 tetor, ku do të luajë në transfertë përballë Izraelit.

Nga ana tjetër, Kosova do të zbresë në fushë me datë 11 tetor, përballë Maltës. Me datë 14 tetor, vetëm 3 ditë më pas, Kosova do të udhëtojë drejt Ishujve Faraoe, skuadër të cilën e ka mundur 2-0 në takimin e mëparshëm.

Po përveç dy kombëtareve tona, ndeshjet në Ligën e Kombeve kanë rezervuar disa sfida shumë interesante dhe shumë të forta. Në Ligën A, aty ku janë të gjitha kombëtaret më të mëdha, ndeshja më interesante është padiskutim mes Francës dhe Gjermanisë, por dhe Kroaci-Angli do të jetë një sfidë e gjitha për tu ndjekur./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Kalendari i UEFA Nations League:

E enjte, 11 tetor
Poloni – Portugali 20:45
Rusi – Suedi 21:45
Izrael – Skoci 20:45
Lituani – Rumani 20:45
Maqedoni – Serbi 20:45
Kosovë – Maltë  20:45
Ishujt Faraoe – Azerbajxhan 20:45

E premte, 12 tetor
Belgjikë – Zvicër 20:45
Kroaci – Angli 20:45
Austri – Irlandë 20:45
Estoni – Finlandë 20:45
Greqi – Hungari 20:45
Bjellorusi – Luksemburg 20:45
Moldavi – San Marino 20:45

E shtunë, 13 tetor
Holandë – Gjermani 20:45
Sllovaki – Çeki  15:00
Irlandë – Danimarkë 20:45
Norvegji – Slloveni 18:00
Bullgari – Qipro 20:45
Armeni – Gjibraltar 18:00
Gjeorgji – Andorra 18:00
Lituani – Kazakistan 18:00
Maqedoni – Litenshtejn 20:45

E diel, 14 tetor
Poloni – Itali 20:45
Rusi – Turqi 18:00
Rumani – Serbi 15:00
Izrael – Shqipëri 20:45
Lituani – Mali i Zi 20:45
Ishujt Faraoe – Kosovë 18:00
Azerbajxhan – Maltë 18:00

E hënë, 15 tetor
Islandë – Zvicër 20:45
Spanjë – Angli 20:45
Bosnjë – Irlandë 20:45
Estoni – Hungari 20:45
Finlandë – Greqi 20:45
Bjellorusi – Moldavi 20:45
Luksemburg – San Marino 20:45

E martë, 16 tetor
Francë – Gjermani 20:45
Ukrainë – Çeki 20:45
Irlandë – Uells 20:45
Slloveni – Qipro 20:45
Kazakistan – Andorra 16:00
Lituani – Gjeorgji 20:45
Armeni – Maqedoni 18:00
Gjibraltar – Litenshtejn 20:45