Levandovski ndeshje jubilare me Poloninë: Nuk e mendoja kurrë këtë gjë

Sulmuesi i Bajern Mynihut, Robert Levandovski, foli me shumë krenari përpara paraqitjes së tij të 100-të për Poloninë. Bomberi polak tha para ndeshjes kundër Portugalisë:

“Unë kurrë nuk kam ëndërruar të luaja aq shumë ndeshje për ekipin kombëtar dhe të bëhesha golashënuesi më i mirë në Poloni i të gjitha kohërave”,- tha sulmuesi i Bajernit, që do të zbresë në fushë për Ligën e Kombeve nesër kundër Portugalisë në “Chorzow”.

Levandovski ka shënuar 55 gola në 99 paraqitje si dhe 18 asistime që nga debutimi i tij më 10 shtator 2008. 30-vjeçari është gjithashtu edhe kapiteni i ekipit kombëtar të Polonisë./Veronik Istrefaj – vipsport.al/