Lenjani: Ndihem gjithmonë mirë kur rikthehem, shpresoj të luaj kundër Izraelit

Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Emir Lenjani po kalon një formë shumë të mirë në kampionatin zviceran, ku në javën e fundit edhe ka shënuar. Për mediat, Lenjani u shpreh:

Rikthimi në kombëtare: Shumë mirë, gjithmonë jam i kënaqur kur rikthehem te kombëtarja. Shumë të rinj në skuadër? Trajneri i di këto gjëra, formacionin dhe lojtarët e grumbulluar. Unë gjithmonë jap maksimumin edhe të shohim se çfarë do të ndodhë kundër Izraelit.

Mendon se do luash kundër Izraelit: “Unë jam në formë shumë të mirë, por të shohim sesi do të shkojë stërvitja në ditët e ardhshme. Shpresoj të luaj.

Luajtëm me 3-5-2 dhe ishte një formacion i ri për shumë nga ne. Ishte një pozicion ndryshe edhe për mua, por të gjithë bëmë mirë. Të shohim me Izraelin nëse do të luajmë kështu apo, ngelet për tu parë”,- u shpreh Lenjani./Veronik Istrefaj – vipsport.al/