Kriza e sulmit mbërthen Tiranën, Mema në hall para Flamurtarit

Pas krizës së rezultateve, duket se Tirana tashmë është prekur edhe nga kriza e sulmit. Dejan Blazhevski nuk do të jetë për transfertën e Vlorës, mungesë që ndikon akoma më tepër po të merret parasysh edhe mungesa afatgjatë e Oduamadit.

Ish-lojtari i Milanit që erdhi me bujë dhe u pa si një shpresë e madhe dhe goditje e skuadrës bardheblu në merkaton e verës, me sa duket do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Me shumë gjasa, pas gjashtë muajve do të jetë gati për lojë. Por edhe pezullimi i anglezit Majkëll Ngo nga trajneri Mema apo dhë dënimi i Halilit, kanë bërë që alternativat në vijën e parë të 24-herë kampionëve të jenë të pakta.

Ndoshta mund të luajë Sentamu, apo mund të shtohen hapësirat edhe për të riun Muçi e Grecën. Gjithsesi, trajneri Ardian Mema me laps e bllok mban shënimet. Tiranës i duhet fitorja në Vlorë.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories