Kosova me stadiumin plot, Shqipëria nuk ka më tifozë (FOTO)

Kombëtaret në të gjithë botën kanë filluar përgatitjet e tyre për ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve. Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova, do të luajnë në këtë kompeticion.

Kombëtarja jonë do të luajë në transfertë kundër Izraelit, një ndeshje shumë e vështirë për djemtë kuqezi. Ndërsa Kosova do të luajë dy sfida, një në transfertë dhe një në shtëpi.

Për ndeshjen që do të luhet në Prishtinë, ajo kundër Maltës në stadiumin “Fadil Vokrri”, janë shitur të gjitha biletat, madje ka pasur edhe tension në biletaritë e shitjeve, për shkak të numrit të biletave.

Kombëtarja e Kosovës duket se ndiqet më shumë se ndjekin tifozët se kombëtarja kuqezi, që në ndeshjet e fundit ka pasur mungesë të theksuar të tifozerisë./Veronik Istrefaj – vipsport.al/