Konferenca/ Ronaldo si asnjëherë më parë, ylli portugez i tregon të gjitha

Kristiano Ronaldo nuk është një futbollist që jep deklarata të gjata për shtyp dhe shpeshherë është dhe diplomat, duke mos krijuar lajme. Por në konferencën e sotme, para ndeshjes kundër Mançester Junajtid, Ronaldo ka folur për të gjitha. Çështjen e përdhunimit, rikthim në Mançester, kriza e Realit dhe gjithashtu, i është përgjigjur “thumbave” të Iskos ndaj tij:

A ndiheni viktimë e një komploti? (Çmimi i UEFA-s)
“Unë nuk jam i fiksuar me çmime individuale, unë duhet të përqendrohem në dy muajt e fundit me Juventusin: ishin muaj fantastikë, gjithçka shkoi mirë dhe ekipi është fantastik, çmimet nuk do të thonë asgjë.

Mbi fjalët e Iskos:
“Shumë mirë…”

Juve është në nivelin e Realit:
“Unë nuk dua të bëj krahasime, janë të dyja skuadra shumë të mira. E kam mbyllur me Realin, Juventusi është një kapitull i ri. Jam i lumtur që kam luajtur me skuadra si Mançester, Real Madrid dhe Juventus: Jam i lumtur dhe një njeri me fat”.

Si e shihni krizën e Realit:
“Unë nuk dua të flas për klubet e tjera, të gjithë e njohin historinë time me Realin. Por nuk është koha e duhur: Juve luan një ndeshje vendimtare nesër dhe nuk kam pse të flas për Real Madridin”.

Çfarë është Juve për CR7 pas 100 ditësh të para me fanellën bardhezi:
“Jam i lumtur që jam këtu në një ekip të shkëlqyer, unë jam ende duke u përshtatur Serie A. Është ndryshe nga e kaluara, shokët e mi më ndihmojnë shumë dhe jam duke shijuar momentin”.

A ndiheni një shembull në fushë dhe jashtë fushës?
“Unë e di që unë jam një shembull, në dhe jashtë fushës, unë gjithmonë buzëqeshje, unë jam i lumtur dhe unë jam me fat për të luajtur në një ekip fantastik, kam katër fëmijë, një grua fantastike, pjesa tjetër nuk më mërzit . ”

Nëse nesër shënon kundër Junajtid, do të festoni?
“Ashtu si edhe herën tjetër (domethënë Jo)”.

Çfarë mendoni për çështjen e Majorkës?
“Ju nuk e keni dëgjuar atë që kam thënë më parë, tashmë kam bërë një deklaratë publike! Nuk kam çfarë të shtoj”,- u shpreh Ronaldo./Veronik Istrefaj – vipsport.al/