Klubi i Partizanit e konfirmon, kundër Luftëtarit pa kapitenin Hoxha (FOTO)

Alban Hoxha do të mungojë në ndeshjen kundër Luftëtarit. Portieri dhe kapiteni i Partizanit nuk do të jetë mes shtyllave për të besuarit e Gegës, duke lënë një boshllëk shumë të madh.

Gjithsesi, optimizmi mbetet i lartë te kryesuesit e kampionatit dhe Luftëtari shihet si një ndeshje që mund të fitohet, edhe pse pa një emër të rëndësishëm në formacion.

Edhe pse pritej dhe mendohej mungesa e kapitenit, sot është konfirmuar gjithçka nga faqja zyrtare e klubit./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Njoftimi i klubit te Partizanit