Kategoria I, Grupi B / Bylisi fiton mes tensionit në Lushnjë, Pogradeci kryeson

Supersfida mes Lushnjës dhe Bylisit në Grupin B të Kategorisë së Parë është mbyllur me fitoren 1-0 të ekipit mik, në një ndeshje ku nuk ka munguar vazhdimisht tensioni si dhe ka pasur probleme në tribuna dhe në fushën e lojës.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 90 nga Kofi, i cili shënoi në ekstremin e ndeshjes, në një situatë që shkaktoi kaos në fushë. Si rrjedhojë, ndeshja u mbyll me përleshje mes skuadrave në fushë, me pasojë 3 kartonë të kuq, të Ademit për vendasit dhe Dhoksanit e Muratajt për miqtë.

Sa u përket ndeshjeve të tjera, Pogradeci fitoi me shifrat 1-0 ndaj Apolonisë me golin e Shkullakut në fundin e ndeshjes dhe mori kreun e renditjes i vetëm në këtë grup, duke përfituar edhe nga ndalesa e Egnatias në fushën e Orikut që tashmë është i dyti përkrah Besës.

REZULTATET

Pogradeci-Apolonia 1-0
88′ Shkullaku

Tomori-Turbina 2-1
3’ Ogbodike, 76′ Frajdi / 89′ Ekemini

Oriku-Egnatia 2-0
16’ Dhrami, 90′ Sadushi

Lushnja-Bylis 0-1
90′ Kofi

Besa-Elbasani 1-0
17’ Kullolli