Kategoria I, Grupi A / Vllaznia vazhdon marshimin, e ndjek vetëm Dinamo

Vllaznia ka bërë detyrën sot në ndeshjen e saj në Grupin A të Kategorisë së Parë, duke marrë suksesin e radhës me fitoren minimale 1-0 ndaj Erzenit.

Edhe pse shijakaset ishin një prej skuadrave që mendohej se do të rivalizonte me ekipin shkodran, në fund kanë dalë të mundur nga fusha e lojës përballë ekipit të Likës, që triumfoi falë golit të Hajdarit në pjesën e dytë të takimit dhe vazhdoi shkëputjen në kreun e renditjes.

Pas krahëve të skuadrës shkodrane, e vetmja që po mban disi ritmin është Dinamo, e cila mundi sot me shifrat 2-0 Vorën e vendit të fundit. Golat e Sefës dhe Topallit në secilën pjesë loje bënë që dinamovitët të merrnin tre pikët dhe të vazhdojnë të jenë 5 pikë pas shkodranëve në renditje. /vipsport.al/

REZULTATET

Dinamo-Vora 2-0
25′ Sefa, 61′ Topalli

Besëlidhja-Shënkolli 3-1
35′ (p), 79′, 90’+2′ Kamara / 10’ Përgjini

Vllaznia-Erzeni 1-0
62′ Hajdari

Burreli-Iliria 1-4
90’+1′ Stana / 7’ Zuna, 84′ Bardhi, 90′ Doci, 90’+3′ Kurti

more recommended stories