Kategoria e Parë / Veleçiku mund Korabin mes polemikave dhe i largohet rrezikut

Veleçiku ka mposhtur me rezultatin 2-1 ekipin e Korabit. Në nje duel mes dy ekipeve që duan mbijetesën këtë sezon, dibranët kanë pasur pretendime për faktin se kanë pretenduar për penallti, por sipas tyre një nga golat  e koplikasve është shënuar nga faulli.

E megjithatë, Donat Toma ka realizuar dopietë për skuadrën koplikase të drejtuar nga trajneri Besnik Duli, ndërsa për dibranët ka shënuar Erand Hoxha me penallti. Me këtë fitore skuadra koplikase i largohet fundit të renditjes.

Korabi, ashtu si edhe një vit mëparë, edhe në këtë edicion vazhdon që të hedhë akuza mbi gjyqtarët, ndërsa duken larg pretendimeve për Superioren.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories