Kastrioti falënderon Plorin: Bëri punë të madhe, rezultatet e skuadrës jo ato që priteshin

Fill pas humbjes 1-2 me Kukësin në staidumin “Redi Maloku”, trajneri Elvis Plori, ndonëse skuadara e tij luajti mirë, e madje shpërdoroi edhe një penallti, ku mund të çonte shifrat në2-0, ka paraqitur dorëheqjen.

Elvis Plori, bëri një punë shumë të mirë në radhët e skuadrës krutane, duke nisur që me merkaton dhe seleksionimet, e deri në këto javë të para të Superiores, ku nën drejtimin e tij, skuadra krutane arriti që të marrë edhe një fitore në Gjirokastër.

Tekniku ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme, ndërsa klubi ja ka pranuar, e njëkohësisht i ka shprehur edhe mirënjohjen trajnerit shkodran që e ka drejtuar për herë të dytë ekipin krutan. Ja dhe deklarata që kanë postuaar në faqen e tyre në “Facebook” krutanët:

“Trajneri Elvis Plori ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i Kastriotit, dhe prej ditës së sotme nuk është më trajner i skuadrës. Pavarësisht punës së madhe që tekniku ka bërë që në qershor me skuadrën, rezultatet nuk ishin ato që priteshin dhe kjo është arsyeja që tekniku e pa të arsyeshme të largohej me vullnetin e tij të plotë duke i paraqitur dorëheqjen e parevokueshme presidentit Vogli. KS Kastrioti e falenderon teknikun për kontributin e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe në drejtimin e skuadrës, dhe i uron suksese në karrierë trajnerit Plori”.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories