

Kampionati belg i futbolli kalon në kaos të plotë, pasi Prokuroria e Përgjithshme në këtë vend ka urdhëruar sot kontrolle të shumta dhe arrestime në klube të njohura n vend, shtëpitë e zyrtarëve të klubeve apo gjyqtarëve.
Sipas prokurorisë, nga hetimet për mashtrim financiar rreth transferimeve të futbollistëve ku është evituar pagesa e taksave, ka dalë në skenë edhe tentativa e manipulimit të ndeshjeve të sezonot të kaluar. Ndaj pas një hetimi disamujor sot është vendosur ndërhyrja që ka përfshirë klube të ndryshme në Belgjikë, mes të cilëve edhe Anderlehtin e Kristal Abazajt dhe Ostenden e Sindri Gurit.
Nuk dihet ende nëse klubet në fjalë akuzohen vetëm për mashtrime financiare apo edhe për trukimet e ndeshjeve, por policia sot ka bastisur zyrat e klubeve duke marrë kompjuterë dhe dokumente nga të gjithë. Sipas informacioneve të para, ka dhjetëra të arrestuar mes zyrtarë klubesh, lojtarë, trajnerë, gjyqtarë, avokatë e menaxherë, pa harruar edhe gazetarë të cilët ishin në dijeni të ngjarjeve e bashkëpunonin.
Operacioni është shtrirë edhe në vende të tjera përfshirë edhe Maqedoninë e Serbinë, pasi bëhej fjalë për një rrjet të madh kriminal që kryente aktivitete të paligjshme. /vipsport.al/
more recommended stories
VIDEO / Lacio e Strakoshës mundet me supergol në shtesë, feston Veseli
Lacio ka humbur mundësinë për t’iu.
VIDEO/ Real Madrid turpërohet në “Santiago Bernabeu”, disfatë ndaj Xhironës
Reali Madrid ka pësuar një humbje.
Elozhe për Zenelin nga drejtuesit dhe problemi i tij: Goditje e madhe, sot mund ta shesim për miliona euro
Në ditët e fundit të merkatos.
Boateng titullar me Barcelonën, hajdutët i boshatisin shtëpinë!
Një ngjarje aspak e këndshme ka.
Leave a Comment