Juventusin e ndal Xhenoa, goli i Ronaldos nuk mjafton për tri pikë (VIDEO)

Juventusi është ndalur më në fund pas startit perfekt në kampionat, ku në 8 javët e para nuk njihte rezultat tjetër veç fitores. Por në javën e nëntë, është ndalur nga Xhenoa, me blukuqtë që kanë arritur të marrin një pikë në Torino.

Juventusi e nisi shumë mirë takimin, ku në minutën e 19’ erdhi dhe goli i yllit portugez, Kristiano Ronaldo, i pesti me fanellën bardhezi. Një vrapim fantastik i Kanselos bëri diferencën.

Por në pjesën dytë, një pakujdesi në mbrojtje iu kushtoi shumë djemve të Alegrit, pasi Xhenoa do të barazonte. Besa (67’) barazoi për miqtë, duke iu dhënë një pikë të artë./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Juventus – Xhenoa  1-1

Ronaldo 19′, Besa 67′