Jasir Asani: Nuk ndihem lider te Partizani, nuk dua të flas për merkaton tani

Pas trajnerit Gega, në konferencën e shtypit ka folur edhe Jasir Asani, një nga lojtarët më të mirë të momentit jo vetëm te Partizani, por në gjithë kampionatin shqiptar. Ai ka theksuar se nuk dëshiron të komentojë zërat e merkatos për momentin dhe me modesti ka pranuar se nuk e ndjen veten lider të ekipit:

“Bashkëpunojmë shumë me njëri-tjetrin në stërvitje, jemi si një familje e madhe dhe puna në grup në bën të kemi sukses. Profesor Gega na dha liri të gjithëve ne lojtarëve. Te Partizani është e vështirë të luash nga minuta e parë, por me ndihmën e të gjithëve, të stafit dhe shokëve të ekipit, kam arritur të shënoj 3 gola deri tani.

Nuk ndihem lider i Partizanit për momentin. E dimë kush është Luftëtari dhe çfarë ndodhi sezonin e kaluar, por tani jemi të gatshëm për ta fituar këtë ndeshje. Tani për tani jam te Partizani, nuk dua të flas për merkaton. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga e nga një. Kombëtarja? Të gjithë futbollistët e Superiores presin ftesën e Kombëtares”, – ka thënë Asani./ Vipsport.al/F.R

more recommended stories