Izraelitët nisin me krahasime, barazimi i Shqipërisë i bën të shqetësohen

Barazimi i Shqipërisë ndaj Jordanisë ka bërë bujë edhe në Izrael, e kjo për faktin se pak ditë më vonë, Kombëtarja do të ndeshet pikërisht me Izraelitët në kuadër të Ligës së Kombeve. Mediat izraelite kanë dhënë lajmin e barazimit të Shqipërisë ndërkohë që statistika e shqetëson Izraelin.

Në 6 takimet e fundit Shqipëria ka fituar vetëm ndaj Izraelit dhe kjo formë e dobët e tanëve, bën të shqetësohen edhe vetë izraelitët për formën e tyre, duke qenë se janë të vetmit të cilët janë larguar me humbje.

Natyrisht, kjo ecuri i bën të ndihen edhe komodë për ndeshjen e së dielës, duke qenë se Shqipëria udhëton drejt Izraelit dhe nuk kishte si të shkonte më keq sesa 4 humbje, një fitore dhe një barazim. /Erjon Allaraj-VipSport.al/