Italia nuk fiton as në miqësore, nuk mjafton gafa e portierit ukrainas (VIDEO)

Italia ka barazuar në miqësore me rezultatin 1-1 përballë Ukrainës, në takimin e luajtur në Xhenoa. Të besuarit e Mançinit, nuk kanë arritur t’i japin fund krizës as në këtë takim, duke mbetur në një errësirë për sa i përket rezultateve.

Në minutën e 55’ Bernardeski ka zhbllokuar rezultatin falë një gafe të portierit, ndërkohë që ka qenë radha e Malinovskit për të barazuar me anë të një goli mjaft të bukur. Rastet kanë qenë të shumta për të dyja skuadrat, por pa arritur që të shënohen gola të tjerë.

4 ditë më vonë, të kaltrit do të udhëtojnë drejt Polonisë për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, ndërsa ndërsa Ukraina pret në shtëpi Republikën Çeke në datën 16 tetor. /Erjon Allaraj-VipSport.al/