Isko sulmon Kristiano Ronaldon: Nuk na mungon asnjë lojtar që kërkon të largohet nga Reali

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Championsi League kundër çekëve të Viktoria Plzen, trekuartisti i Realit të Madridit, Isko, përveç të tjerash ka sulmuar edhe Kristiano Ronaldon për kalimin te Juventusi. Spanjolli e ka thënë qartë mendimin e tij:

“A na mungon Kristiano Ronaldo? Jo. Mund të na mungojnë lojtarë si Bejl apo Karvahal, por jo Kristiano Ronaldo. Për të po flitet që në fillim të sezonit, por nuk mund të na mungojë një lojtar, i cili ka dashur të largohet nga Reali i Madridit”, – u shpreh Isko.

Te Reali duket se janë të lodhur nga kjo çështje. Lojtarët e tij duken mjaft nervozë, pasi rezultatet e fundit janë mjaft zhgënjyese, por nuk e pranojnë se Reali po vuan për shkak të largimit të portugezit në merkaton e verës. / Vipsport.al/F.R