Ikardi është sërish “vrasësi” i Milanit, derbin e vendos kapiteni zikaltër (VIDEO)

Si Milani, ashtu edhe Interi, menduan vetëm të mbroheshin dhe të mos humbisnin në një nga derbit më të ndjekur në Europë. Si të besuarit e Gatuzos, ashtu edhe ato të Spaletit, nuk krijuan raste të rrezikshme dhe asnjëra nga skuadrat nuk e meritoi fitoren.

Pjesa e parë ishte disi më aktive, me të dyja skuadrat që ngacmonin jo pak portat kundërshtare. Të dyja ekipeve iu mohua nga një gol, për shkak të pozicionit jashtë lojë.

Fillimisht, ishte sulmuesi argjentinas Mauro Ikardi që do t’i anulohej goli, ndërsa disa minuta më vonë, do t’i anulohej goli mbrojtësit Musakio.

Pjesa e dytë ishte shumë e vakët dhe rastet ishin me pikatore. Goli i vetëm i takimit do të shënohej nga kapiteni Mauro Ikardi, që përfiton mjaft mirë nga një krosim i Kandrevës dhe një dalje e pastudiuar mirë e Donarumës.

Një fitore me shumë vlera për zikaltrit, që arrijnë të triumfojnë sërish përballë rivalëve të përjetshëm dhe sërish vendimtar është bomberi Ikardi./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Minutë pas minute:

90+4′ – Mbyllet sfida, goli i Ikardit vendosi sfidën!

90+2′ – GOOOOOL Ikardi! Sulmuesi argjentinas godet Milanin në limite

82′ – Del Politano, në fushë Antonio Kandreva

81′ – Skriniar i vësulet Susos, faull në hyrje të zonës

77′ – Rast i mirë për Interin, Valero nuk koordinohet saktë

75′ – Politano i bashkohet listës së të ndëshkuarve, i verdhë për këmbëmajtin

73′ – Gatuzo aktivizon më në fund Kutronen, 20 minuta për talentin italian

64′ – Zgjohet disi Interi, ngacmon portën e Donarumës

60′ – Një lojë e vakët nga të dyja skuadrat

54′ – Pjesa e dytë shumë e qetë, të dyja skuadrat mbrohen

46′ – Starton pjesa e dytë, trajnerët pa ndryshime

45′ – Mbyllet pjesa e parë e takimit.

45+2′ – Edhe Kalabria zverdhet, faull taktik në mesfushë

44′ – Calhanoglu merr të verdhë për protesta, gjyqtari nuk e fal

41′ – Edhe Milani i anulohet një gol, Musakio shënon “fotokopje” si Ikardi

35′ – Shtyllë e De Vrij, mbrojtësi i pafat

33′ – Suso i afrohet rrezikshëm zonës, por Skriniar e ndal pa faull

25′ – Përpiqet Bonaventura të krijojë diçka, por Calhanoglu në hije

19′- Përplasje e ashpër mes Biljia dhe Naingolan, dëmtohet belgu

11′- Ikardi shënon, por anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje

7′ – Suso shumë pranë golit, e majta e tij shkon jashtë

0′- Starton sfida, atmosferë fantastike në “San Siro”

Inter – Milan  1-0 (Ikardi 90+2′)

Dy golat e anuluar gjatë pjesës së parë

Inter (4-2-3-1): Handanoviç; Vrsaljko, de Vrij, Skriniar, Asamoa, Vesino, Brozoviç, Politano, Naingolan, Perisiç, Ikardi Trajner: L. Spaleti

Milan (4-3-3): Donaruma, Kalabria, Musakio, Romanjoli, Rodrigez, Kesi, Bilja, Bonaventura, Suso, Higuain, Çalhanoglu Trajner: Xh. Gatuso