I pafati Valon Berisha, tjetër dëmtim në stërvitje për mesfushorin e Kosovës

Pas fitores së vështirë në fushën e Parmës, me rezultatin 0-2, trajneri i Lacios, Simone Inzagi, ka nisur të mendojë për ndeshjen e Europa League me Olimpikun e Marsejës, që do të luhet ditën e enjte.

Por trajneri ka hasur probleme me grupin e lojtarëve, pasi Valon Berisha, vendimtar në ndeshjen e fundit, nuk ka mundur ta përfundojë stërvitjen, për shkak të një problemi në këmbën e majtë.

Bëhet fjalë për të njëjtin vend, ku u dëmtua në verë dhe më pas mungoi për një kohë të gjatë. Lajmi është bërë i ditur nga “Lalaziosiamonoi.it.” dhe pritet të mësohen detaje të tjera në lidhje me shkallën e dëmtimit të futbollistit të Kosovës. Ai ka pak kohë që është rikthyer dhe një tjetër dëmtim serioz do të ishte një goditje e rëndë për të. / Vipsport.al/F.R