Hodhi poshtë Aston Vilën, mediet franceze zbulojnë ekipin që Henri do të drejtojë

Siç është raportuar nga “ESPN” në Francë, Henri është i vendosur të marrë përsipër Monakon pas shkarkimit të Leonardo Zhardim. Monako nuk ka fituar një ndeshje që nga gushti dhe kjo ka çuar bordin e klubit të Principatës të shkarkojnë trajnerin Zhardim.

Henri refuzoi orët e fundit mundësinë për të qenë trajneri i Aston Vilës, me Xhon Terrin si zv. trajner, pasi po priste një ofertë nga kampionati francez. Pasi marrëveshja me Bordo nuk shkoi deri në fund, duket se një tjetër mundësi është në horizontin e ish-futbollistit të njohur.

Francezi me shumë gjasa do të marrë drejtimin e Monakos, skuadër që pavarësisht milionave të shpenzuara, është në zonën e ftohtë të renditjes në Ligue 1, duke u renditur në vend të 18-të. Stoli i Monakos duket shumë tundues për Henrinë dhe besohet se nuk do ta refuzojë një ofertë të mundshme./Veronik Istrefaj – vipsport.al/