Hafizi tregon sekretin e stadiumit bosh: Të bëhemi si ekipet e tjera në botë

Shqipëria po vuan çdo ditë e më tepër mungesën e tifozëve në shkallët e stadiumit dhe jo vetëm në Kategorinë Superiore, por edhe kur luan Kombëtarja shqiptare. Koment në lidhje me këtë fenomen, ka edhe ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi i cili në “Supersport” ka treguar dhe arsyet që e lënë stadiumin e boshatisur.

“Kudo në botë, me përjashtim të ndonjë vendi si Anglia apo edhe në Holandë, në miqësore të tilla ndeshjet luhen në qytete të vogla. Atje ku tifozët janë të etur të shohin futboll.

Duhet të rregullohej stadiumi i Pogradecit që të mbushej stadiumi. Nuk duhet të luhet në stadium të madh si Elbasani. Dy ose tre qytete duhet të kenë stadiume dhe atëherë mund të mbushet pasi vetëm Spanja dhe Italia na i ka mbushur stadiumet”, u shpreh Hafizi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/