Grabitet Fabregas, i marrin 8500 paundë… në formën e një biçiklete (FOTO)

E habitshme ajo që ka ndodhur sot në Londër. Lojtarit të Çelsit, Sesk Fabregas i është vjedhur nj biçiklete elektrike me vlerë 8500 paundë dhe mesfushori spanjoll e ka denoncuar menjëherë.

Policia britanike ka gjetur fajtorin, një qytetar anglez me emrin Vlad Grigrouta, 24 vjeç. Biçikleta e Fabregas është një “Greyp G12S”, që kap shpejtësinë maksimale deri në 50 km në orë.

Vlera e kësaj biçiklete kap shifrat e 8500 paundëve mesatarisht, por shitet shumë më shtrenjtë në tregun e zi. Flitet se fajtori mund të përfitonte deri në 12 mijë paundë nga shitja e saj, por policia ka ndërhyrë në kohë./Veronik Istrefaj – vipsport.al/