Gola, spektakël dhe dëmtim horror, Barça-Sevilja i pati të gjitha (VIDEO)

Ndeshja kryesore e kësaj jave në La Liga ishte padiskutim ajo mes Barcelonës dhe Seviljes, ndeshje që vendosi dhe kreun e tabelës. Sfida nisi në mënyrë të shkëlqyer për Barcelonën, pasi që në minutën e 3’ Kutinjo shënoi.

Më pas, ishte Leo Mesi ai që do të dyfishonte, para se të dëmtohej rëndë dhe të largohej nga fusha e blertë. Edhe pse pa Mesin në fushë për shumicën e takimit, Barcelona arriti të triumfojë me rezultatin finale 4-2, në një ndeshje ku nuk mungoi asgjë./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Barcelona – Sevilja  4-2
Kutinjo 3’, Mesi 12’, Suarez 63, Rakitiç 88’ / Sarabia 79’, Muriel 90’