Gol çdo 15 minuta, Alkaser është njeriu i rekordeve në Europë

Pako Alkaser është sulmuesi më në formë i momentit në Europë. Sulmuesi i Borusia Dortmundit arriti të shënojë edhe sot në ndeshjen kundër Shtutgartit, duke shënuar golin e tretë për verdhezinjtë.

Goli i spanjollit ishte i shtati në Bundesligë deri më tani. Por pse ky gol ishte gol rekordi? Para Alkaser, asnjë futbollist nuk kishte arritur të shënonte 7 gola në vetëm 106 minuta.

Ky është rekordi impresionues që mban sulmuesi i Borusias, i cili në këtë sezon duket se nuk ka të ndalur. Trajneri Favre e zëvendësoi në minutën e 46′, duke e ruajtur për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, çka tregon se Alkaser është shndërruar në lojtarin kryesor të gjigantëve gjermanë./Veronik Istrefaj – vipsport.al/