Gjoka: Më bën përshtypje qetësia e Partizanit, por këtë javë kanë provë të vështirë

Ernest Gjoka ka vlerësuar mënyrën se si Partizani ka arritur të ndërtojë një skuadër shumë cilësore në këtë. Në fjalët e tij për “Fair Play”, ai theksoi se ekipi kryeqytetas e çudiste për mënyrën se si ruante qetësinë në çdo lloj situate.

“Në kampionat nuk ka rëndësi të jesh perfekt, por të marrësh pikët. Partizani po e bën shumë mirë këtë, Partizani po e tregon nga java ne javë se e bën mirë, është pragmatist, sillet mirë në fushë edhe kur bën gol, edhe kur e pëson. Edhe sot arriti të kapte situatën edhe kur kundërshtari barazoi, ndonëse ai nuk e vuri shpesh në vështirësi. Partizani në pjesën e dytë bëri një lojë të kujdesshme.

Më bën shumë përshtypje qetësia që kanë lojtarët, siguria që kanë në lojën e tyre tregojnë momente të veçanta, që dinë të ruajnë qetësinë, dinë të jenë mirë sidomos në mbrojt dhe dalin para me shpejtësi në sulm, me lojtarë që njohin njëri-tjetrin me sy mbyllur, aq mirë koordinohen. Partizani bëri ndeshjen e tij, bëri golat që donte dhe vazhdon të jetë i qetë. Ndërsa ka një provë shumë të madhe këtë javë, nëse do ta kalojë, do të tregojë se është forca kryesore në kampionat.

Të paktën për këtë fazë të parë, ka dy shtylla që po çimenton suksesin. E para është ardhja e Gegës dhe politika e re që ktheu klubi për skuadrën. E dyta është vetëbesimi. Në sport më e rëndësishmja është përgatitja psikologjike e kësaj skuadre për ët arritur objektivat”, tha Gjoka. /vipsport.al/